Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarisht ka dërguar në Kuvendin e Kosovës mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, shkruan InLajmi
LDK ka arritur t’i mbledh 46 nënshkrime. Kryetari Isa Mustafa ka arritur të merr përkrahje nga Ramush Haradinajt, AAK-së, Fatmir Limajt, Nisma për Kosovën dhe Behgjet Pacollit të AKR-së. Partia Demokratike e Kadri Veseli nuk ka pasur qëndrim deri me tani.
Përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, kryetari Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë Kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij. Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime./InLajmi/