Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në Vushtrri.
Policia përmes raportit 24 orësh ka treguar se viktima është plagosur në këmbë me armë zjarri, nga një i dyshuar, shkruan InLajmi.
Rasti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëvshje të mëhershme lidhur me një pronë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur në këmbë me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, rasti dyshohet se ka ndodhë si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një pronë. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë 7.65mm. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./InLajmi/