Kryeministri i Kosovës ka vizituar disa punonjës në policinë e Kosovës për t’i dëgjuar ankesat e tyre.
Bashkë me Xhelal Sveçlën, ushtruesin e detyrës së ministrit të punëve të brendshme dhe administratës publike dhe rashit Çalajn, drejtorin e policisë së kosovës vizituan tre institucione të rendit publik, shkruan InLajmi.
“Në Qendrën Komunikuese të Policisë së Kosovës pranohen thirrjet nga qytetarët dhe planifikohet përgjigjja e shpejtë për kërkesat, ankesat dhe denoncimet e tyre. Ndërsa në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar projektohet dhe zbatohet plani për kontrollin e hyrje-daljeve në kufi, të cilat tashmë janë shumë të kufizuara për njerëzit, shkaku i pandemisë, por jo edhe për mallrat. Vizita e tretë ishte te Qendra Operative e MPB-së, prej nga mbahet nën monitorim situata e rendit publik në gjithë Kosovën, dhe merren masat për zbatimin e vendimeve qeveritare në situatën e emergjencës shëndetësore të shpallur tashmë nga qeveria’’ ka shkruar kryeministri në facebook.
Ai i ka cilësuar mantelbardhët si heronjtë tanë dhe i ka përgëzuar për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre.
Së bashku, me qeverisje demokratike e disiplinë qytetare, shkencë e profesionalizëm, do ta mundim virusin, siç kemi mundur më parë edhe të këqija të tjera të mëdha./InLajmi/
