Vendimi i kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, u bë mollë sherri në mes koalicionit qeverisës LVV-LDK.
Madje për këtë gjë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dje pasdite mblodhi Kryesinë e partisë ku morën vendim për të dalë nga koalicioni me LVV-në.
Mustafa deklaroi se Kryesia e LDK-së ka vendosur të iniciojë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti për shkak të mos heqjes së taksës dhe vendimeve të njëanshme të kryeministrit Kurti, që kanë shkelë marrëveshjen e koalicionit.
E këtë mocion të LDK-së do ta përkrahë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.