Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim të rregullt ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Në këtë takim bëhet e ditur se u bisedua për zhvillimet e tanishme politike dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të luftuar virusin COVID-19.
Vjosa Osmani është duke heshtur në lidhje me shkarkimin e bashkëpartiakut të saj nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme. Me mos-reagimin e saj nuk i ka ndalur nënkryetarët e LDK-së dhe kreun e partisë së saj, Isa Mustafa t’ia bëjnë me dije Kurtit se sipas tyre ka gabuar me shkarkimin e Veliut.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur se shkarkimi i Veliut është në kundërshtim me marrëveshjen për koalicion midis LDK-së dhe Vetëvendosjes.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se Kurti sot nuk e ka shkarkuar Veliun por e ka shkarkuar vetën e tij.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është shprehur se pa Agim Veliun nuk mund të ketë as koalicion midis LDK-së dhe Vetëvendosjes.
Ajo që vlen të ceket është se tani ka filluar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku do të vendoset edhe për fatin e koalicionit midis LDK-së dhe Vetëvendosjes.