Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ishte mbyllur në karantinë për shkak se dyshonte se ishte infektuar me virusin Cuvid 19, shkruan InLajmi
Haziri ka bërë testin e Koronavirusit dhe ka bërë publik rezultatin.
Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka dalë negativ.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Të dashur miq,
Pasi iu nënshtrova në mëngjes testit për #Covid19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndësisë Publike të Kosovës, para pak minutash mora rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është NEGATIV.
Faleminderit për solidaritetin mijëra njerëzve të mirë, që jetojnë në Kosovë dhe kudo në botë.