Kryetari i Lidhjes Demoktarike të Kosovës ka thënë se do të dërgoj në Kuvend mocionin e mosbesimit, LDK nuk dëshiron të jetë më në qeveri, raporton InLajmi
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, pas vendimit të sotëm të kryeministrit Albin Kurti që të shkarkojë Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
I pari i LDK-së pranon se respektojnë vendimin e shkarkimit të Veliut por nuk pranojnë në asnjë mënyrë të bashkëqeverisin me VV-në.
Mustafa ka thënë se Kurti nuk është ka biseduar farë me ne për shkarkimin e Veliut edhe pse ka qenë pikë e marrëveshjës që duhet me u diskutuar.
Mustafa, shtoi se partneri i koalicionit, VV-ja, ka shkelur në disa pika marrëveshjen për bashkëqeverisje. Ka folur edhe për mospajtimet rreth taksës ndaj mallrave të Serbisë, për çka LDK-ja insiston që të hiqet plotësisht dhe pa kushte, siç po kërkon SHBA-ja.
LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë rreth 40 ditë bashkëqeverisje. /InLajmi/