Qendra Studentore në Prishtinë është në dispozicion për t’u shndërruar në karantinë.
Drejtori i Qendrës së Studentëve Fatmir Sfishta, deklaroi se të gjitha konviktet janë në dispozicion dhe se ende nuk ka vendim me shkrim, njofton Klan Kosova .
“Nuk kam vendim të shkruar, gjasat janë për t’u shndërruar në karantinë. Të gjitha konviktet janë pastru, dezinfektu dhe janë ndërruar çarçafët. Konviktet me të gjitha kapacitetet janë në dispozicion, pritet vendimi”, deklaroi Sfishta.