Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka goditur rëndë kreun e qeverisë Albin Kurti në lidhje me shkarkimin e ministrit Agim Veliu, shkruan InLajmi.
Mustafa thotë se kjo gjë është e pa pranueshme për arsye se kryeministri është dashur të konsultohet me kryetarin e partisë me të cilin ka lidhur koalicion e pastaj të merr vendim.
Mustafa në rrjetin social facebook ka thënë se për LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu.
Ai kërkon nga kryeministri që urgjent ta anulojë vendimin për shkarkim të Veliut, dhe i jep ultimatum që deri në fund të javës ta heqë taksen.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar
Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu.
Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit.
Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së.
Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga Kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij te bëra publike.
Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës.
Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit. IM. /InLajmi/