Ish Kryeministri i vendit Ramush Hardinaj thotë se situata me të cilën po përballemi këto ditë kërkon vigjilencë në të gjitha nivelet e insiutucioneve, shkruan InLajmi.
Situata duhet të trajtohet me seriozitet të madh, ai falenderon institucionet që ndihmojnë qytetarët por puna duhet të vazhdojë të jetë në nivel dhe të angazhohen të gjitha instutucionet e tjera shtetërore, shkruan ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Situata e krijuar me COVID – 19 kërkon vigjilencë në të gjitha nivelet e institucioneve. Këtë situatë duhet ta trajtojmë me seriozitetin më të madh. Me këtë rast dëshiroj t’i përgëzoj të gjitha institucionet e vendit që me vetëmohim po i ndihmojnë qytetarët.
Kjo situatë kërkon unifikim dhe angazhim të të gjitha instancave shtetërore.
Zbatimi i vendimeve është në shërbim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.
RH /InLajmi/