Gjatë ditës pati reagime të shumta lidhur me shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut nga kryeministri Albin Kurti.
E një reagim i tillë pritej edhe nga Boiken Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, i cili si duket i është gëzuar këtij lajmi, duke e cilësuar ministrin si një person të rrezikshëm për shëndetin publik, shkruan InLajmi.
Ai ka ironizuar disa herë gjatë ditës duke e krahasuar madje edhe me virusin korona e duke dhënë epitetin “koronathaçizem”, duke aluduar në propozimin e presidentit Thaçi, të bërë mbrëmë drejtuar parlamentit që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ndryshe Boiken e ka përgëzuar Kurtin për këtë vendim./InLajmi/