Komuna e Ferizajt ka ndërmarr edhe tri veprime efektive për të parandaluar paraqitjen e përhapjen eventuale të virusit COVID-19 apo i njohur si koronaVirus-I, raporton Lajmi.net
- Dezinfektuam me preparate kimike, higjienike, sheshet e rrugët kryesore të Ferizajt;
- Ndaluam qarkullimin e taksive që operojnë në territorin e Ferizajt si dhe të tjerave që frekuentojnë në kufijtë tonë administrativ, për të pamundësuar efektivisht ekspozimin ndaj rrezikut.
- Mobilizova kryetarët e fshatrave e bashkësive lokale për të identifikuar bashkëqytetarët potencialisht të afektuar apo afektueshëm nga ky virus, kryesisht mërgimtarët e ardhur këto ditë si dhe përçimin e mesazhit se lëvizjet, daljet e paarsyeshme duhet të kursehen maksimalisht.