Spitali rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë ka kërkuar nga politikanët që të qëndrojnë larg institucioneve shëndetësore, shkruan InLajmi.
Zyra për Informim e këtij institucioni thotë se spitali ka nevojë për maska e mantele dhe jo për vizitat boshe të politikanëve vetëm për foto.
Njoftimi i tyre:
Të nderuar politikanë,
Jemi në situatë emergjente për shëndetin publik në nivel kombëtar, si rrjedhojë e kësaj apeloj të klasa politike të qëndrojnë sa më larg Institucioneve Shëndetësorë. Kemi nevojë për maska, mantilla, dezificent për duar, NUK kemi nevojë për vizitat tuaja boshe, mos ejani në institucione shëndetësorë për foto, mos na shpenzoni maska apo mantilla kot, respektojeni ligjin e emergjencave./InLajmi/