Mbrëmë në Podujevë një qytetar ka raportuar në stacionin e Policisë së Kosovës se derisa ishte në shtëpinë e tij kishte dëgjuar një eksplodim.
Podujevë 16.03.2020, 23:30. Ankuesi mashkull kosovar raporton se deri sa ishte në shtëpinë e tij kishte dëgjuar një eksplodim. Në vendin e ngjarjes është gjetur një shishe e cila dyshohet të jetë Molotov e cila gjatë eksplodimit kishte përfshi një sipërfaqe rreth 1.5 metra katror. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin e policisë./InLajmi/