Gjatë ditës u raportua për një kërcënim që iu bë kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit nga disa persona ku u aludua se njëri nga ta i takonte strukturave të Partisë Demokratike.
Pas këtij lajmi ka reaguar Partia Demokratike në Vushtrri, ku lajmin e kanë cilësuar si shpifje dhe lajm të porositur, shkruan InLajmi.
Inskenimet e tilla nuk i shkojnë aspak një kryetari normal komune por vetëm atij të cilit i ka humbur rruga në oborr. Frika nga të bëmat e tij me korrupsionin që do ta dërgojnë në burg e shtyjën këtë njeri të inskenoj cmenduri të tilla deri në absurditet. Xhafer Tahiri lëri lojërat e pista por ktheju institucionit që drejton në këto momente të vështira për qytetarët.
PDK informon qytetarët se kërcënimi për të cilin flitet në media ka ardhur nga vetë anëtari i partisë së tij, i cili ka emër dhe mbiemër. Prandaj, PDK fton organet e rendit dhe hetuesisë që ti shkojnë deri në fund të këtij rasti të shëmtuar për ta zbuluar të vërtetën./InLajmi/