Policia e Kosovës të hënën ka arrestuar në Komunën e Podujevës pronarin e një hoteli.
Sipas policisë kjo ka ndodhur pasi që i njëjti ka nuk i ka zbatuar dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë.
“Podujevë 15.03.2020 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një hoteli, pasi që i njëjti u ka shërbyer klientëve. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt“, thuhet në raportin e policisë./InLajmi/