Janë regjistruar edhe katër raste të reja të prekura me koronavirus në Kosovë, kështu duke shkuar në 13 numri i përgjithshëm i të infektuarve, shkruan InLajmi.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe katër raste të reja të infektuar me koronavoirus.
Vitia përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se katër personat e prekur janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë,
Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19.
Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020.
E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.
Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Ju faleminderit për mirëkuptim!./InLajmi/