Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, planifikon t’i shndërrojë në spitale një varg hotelesh të veta, për njerëzit e prekur me koronavirus, dhe për më tepër t’i paguajë mjekët dhe punëtorët.
Kjo sëmundje, e njohur si COVID-19, i ka ndalë të gjitha aktivitetet sportive për shkak se është duke u shpërndarë shumë shpejt nëpër Evropë.
Sipas gazetës spanjolle MARCA, Ronaldo planifikon t’i shndërrojë në spitale një varg hotelesh të veta në atdheun e vet Portugali, për t’u ndihmuar njerëzve të infektuar me koronaviurs, të cilët do të trajtoheshin falas.
Për më tepër, raportohet se portugezi do t’i paguante edhe mjekët dhe punëtorët e përfshirë në trajtimin e pacientëve të infektuar, transmeton Gazeta Express.

















