Dr. Remzi Rrahmani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook tregon se si të gjindemi në mungesë të maskave mbrojtëse kundër koronavirusit. Sipas tij nëse u mungojnë maskat si zëvendësim mund të përdoren faculetat e lagura.
Sipas mjekut “Merr tri palloma të lagura, zgjeroj dhe në skaje bëje nga një vrimë dhe vendosi në fytyrë”.
Kujtojmë se nga ministri i shëndetësisë, Arben Vitia është thënë se Kosova ka përgatitje të mjaftueshme në rast të përhapjes se epidemisë, koronavirusi ndërsa tani Shërbimi Shëndetësor është në mungesë të gjërave elementare, nuk ka maska, dorëza e gjëra të tjera që u duhen patjetër doktorëve për ta kryer punën e tyre. Nëse nuk janë të përgatitur doktorët me masat mbrojtëse si mund të jenë të sigurt pacientët!
Postimi i plotë:
Kjo është maska që përdora mbrëmë gjatë kujdestarisë .
Qytetarë të dashur tani kur maskat për të mbrojtur veten dhe të tjerët mungojnë ose shiten me çmime tejet të larta, ja alternativa.
✅Merr tri palloma të lagura, zgjeroj dhe në skaje bëje nga një vrimë dhe vendosi në fytyrë.
JU LUTEM SHPËRNDAJENI!
/InLajmi/