Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka zhvilluar sot një takim me shtabin emergjent dhe bordin e drejtorëve, pas gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19, shkruan InLajmi.
Në këtë takim është marrë vendim për reduktimin e numrit të punëtorëve në komunë si pjesë e masave parandaluese kundër kësaj sëmundjeje që ka prekur deri më tash pesë persona në Kosovë.
Komuna e Deçanit ka kërkuar serish nga Ministria e Shëndetësisë që të sigurojë sa më shpejt që të jetë e mundur mjete mbrojtëse elementare për QKMF-në, policinë dhe zjarrfikësit.
Postimi i plotë i tij:
Edhe në mëngjesin e sotëm, jemi takuar me Shtabin emergjent të krijuar dhe bordin e drejtorëve, pas gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19.
Në këtë takim kemi marr vendim që të reduktohet numri i puntorëve në Komunë: Kabineti im, drejtoria për Shëndetsi dhe ajo për Inspeksion me staf të kompletuar, kurse Adminsitrata, drejtoria e Financave, drejtoria për Shërbime Publike me staf të reduktuar, ndërsa puntorët tjerë të mos dalin në punë, deri në një vendim tjetër, si dhe iu drejtuam përsëri me kërkesë Ministrisë së Shëndetsisë për mjetet mbrojtëse elementare për QKMF-në, Policinë dhe zjarrëfikësit, e cila kërkesë shpresojmë të na plotësohet sa më shpejtë!/InLajmi/