Numri i rasteve të koronavirusit vazhdoi të rritet të dielën, ndonëse qeveria i miratoi një varg të masave për ta penguar përhapjen e mëtejme.
Guvernatori i rajonit të Lombardisë, që shtrihet në pjesën veriore të Italisë, Attilio Fontana, tha se numri i rasteve në këtë rajon është rritur në 89 nga 54 sa ishte një ditë më parë. Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar shkoi në më shumë se 100.
Këto masa u miratuan vetëm disa orë pasi dy italianë vdiqën nga koronavirusi në veri të vendit, shkruan “Reuters”.
Një zëdhënës i guvernatorit të rajonit Veneto njoftoi se numri i personave të infektuar atje të dielën është rritur në 19.
Lombardia dhe Veneto, ku krijohet rreth 30 për qind e prodhimit vendor, janë pjesët më të goditura nga koronavirusi.
Në rajonin e Lombardisë shtrihet edhe qyteti i njohur i Milanit. Kryetari i këtij qyteti, Giuseppe Sala, njoftoi se të gjitha shkollat do të jenë të mbyllura të hënën, shkruan IndeksOnline.
Edhe universitet në Lombardi dhe Veneto do të qëndrojnë të mbyllura deri në pjesën e parë të marsit. Autoritetet i kanë anuluar edhe organizimet sportive, përfshirë tri ndeshje të ligës kryesore të futbollit, Serisë A.