Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka kujtuar Yll Morinën i cili ishte njëri prej djemve të parë nga Gjakova që iu ishte bashkuar UÇK-së për të mbrojture Kosovën.
Postimi i plotë:
Yll Morina ishte njëri prej djemve të parë nga Gjakova që u bashkua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përgjithmonë do e mbajmë mend trimërinë dhe guximin e tij.
Lavdi! RH /InLajmi/