• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 21 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Sporti Ndërkombtar Futboll

Ronaldinho, gjeniu i futbollit që e shkatërroj karrierën e tij

J G nga J G
15 March 2020
në Futboll
0 0
0
Ronaldinho, gjeniu i futbollit që e shkatërroj karrierën e tij
4
SHPERNDARJE
33
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Të flasësh për Ronaldinho Gauchon është si të flasësh për një gjeni. Karriera e brazilianit si futbollist është ajo e një njeriu që i kishte të gjitha.

Ai ishte në gjendje të mbretëronte për shumë vite, por për të futbolli, megjithëse ishte dashuria e tij e madhe, nuk ishte gjithçka në jetë. Kjo e pengoi që të krijonte një cikël hegjemonik si lojtarët e tjerë të mëdhenj të kohës. Mbretërimi i tij zgjati vetëm dy ose tre vjet, por çfarë vitesh ishin!

Kur Joan Laporta e bleu në vitin 2003, si “galaktikun” e kandidaturës së tij për president, e dinte shumë mirë se çfarë lojtari po merrte. Ronaldinho tashmë e kishte fituar reputacionin e një lojtari spektakolar në Paris. Luis Fernández, trajneri që e kishte nën urdhrat e tij te PSG, zbuloi në kujtimet e tij se ai ishte një lojtar me pak disiplinë taktike dhe me një tendencë për t’u dhënë pas qejfit: “Merrte femra në shtëpi dhe gjatë grumbullimeve”.

Kjo mënyrë jetese nuk e pengoi atë të bëhej më i miri në botë gjatë kohës së tij në Barcelonë. Të dy kishin nevojë për njëri-tjetrin. Barça ishte në mes të rindërtimit. Pas vitesh depresioni në “Camp Nou”, Gaucho ndriçoi e “Camp Noun” (dhe La Ligan) me buzëqeshjen e tij, me magjinë e tij.

Debutimi i tij mund të shërbente si një metaforë e mrekullueshme për atë që do të ishte koha e tij te Barça: Futboll dhe festë. Braziliani do të debutonte si “blaugrana” në të famshmen “Nata e Gazpachos”. Një ndeshje e La Ligës, në “Camp Nou”, kundër Sevillas, që u luajt deri në agim. Atje, në mes të gjithë këtij argëtimi dhe surrealizmi, Dinho tregoi versionin e tij më të mirë. Ai i prezantoi kredencialet e tij me një gol të paharrueshëm.

Ronaldinho, magji e pastër

Në vitet e para si lojtar i Barcelonës, mënyra e jetesës së tij jashtë fushës nuk ishte problem. Ai ishte më i miri në fushë dhe trajtohej ndryshe nga të tjerët. Pasi fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2006, filloi rënia. Gjysma e Barcelonës e kishte parë atë në një festë. Më pas i duhej të mbulonte fytyrën me një maskë. Videot e Ronit duke u dëfryer nëpër disko ishin rendi i ditës. Filloi të bëhej problem edhe me mungesat e tij në stërvitje.

Erdhi një moment kur ata që i kishin mbuluar veprimet e tij, nuk e bënë më. Duhet të ketë qenë Pep Guardiola ai që mori vendimin ta largonte Ronnie-n nga Barça. Gaucho, i cili shërbente si kumbari i Messit në dhomën e zhveshjes, gjithashtu mund të ndikonte për keq tek ai që do të bëhej më i miri në botë. Tek ai (Messi) që ishte i vetmi në dhomat e zhveshjes që mund ta mposhtte me magjitë në fushë.

Rënia

Largimi nga Barcelona ishte një pikë kthese për Ronaldinhon, megjithëse rënia e tij kishte filluar tashmë disa vjet më parë. Në dallim nga sulmuesit e tjerë të mëdhenj, ai nuk i kishte merak paratë. Nuk kursente asgjë, festat që organizonte mund të zgjatnin disa ditë. Pas gjithë atij gëzim, ishte një njeri që rrëzohej shpejt. Në një Krishtlindje, kur dikush shkoi ta uronte në shtëpi, e gjeti krejtësisht të vetëm, me askënd.

Përvoja e tij në futbollin italian dhe brazilian nuk ishte aq e lavdishme sa koha e tij te Barça. Për më tepër, problemet sportive ishin më pak të tolerueshme, sepse nuk e ndryshoi jetën e tij. Një natë, në një disko të Milanos, një grup tifozësh e morën dhe e detyruan të shkonte në shtëpi. Ajo ngjarje, disa ditë para një derbi me Interin, që kuqeznjtë e humbën, ishte pika që mbushi gotën.

Rrënimi

Barcelona u përpoq ta rikuperonte figurën e tij. Klubi e emëroi atë si ambasador, por kjo përvojë rezultoi një dështim. Ditën kur ai duhej të ishte në “Camp Nou” për detyrën e tij të parë, ai qëndroi duke luajtur futboll në plazhin e Castelldefels.

Pastaj erdhi mbështetja e tij publike për ultra të djathtin Jair Bolsonaro, problemet e tij me sistemin e drejtësisë braziliane, që e gjobiti për vepra të paligjshme. Dinho deklaroi se nuk kishte para dhe se në bankë i kishin mbetur vetëm gjashtë euro. Drejtësia nuk e besoi kurrë dhe e konsideroi një mashtrim për të shmangur bllokimin e llogarive bankare.

Në atë rast, ai shpëtoi nga burgu, por kësaj radhe ai nuk pati sukses. Ronaldinho dhe vëllai i tij janë në paraburgim ​​në Paraguai për falsifikim të pasaportave. Sipas ligjit të këtij vendi, ish-lojtari duhet të gjykohet në më pak se gjashtë muaj. Ndërkohë, ai i kalon ditët në një burg të quajtur “El Cuadrilátero”, i njohur për strehimin e baronëve të drogës dhe politikanëve të korruptuar, transmeton RTK.

Avokati i tij thotë se Ronnie është në këtë situatë prej “budallallëkut të tij”, por është e vështirë të besohet se një etiketim i tillë mund të përdoret për të përcaktuar një djalë si ai. Më mirë të themi ai ishte një gjeni që rrënoi veten.

Tags: BarcelonaBurguKarrieraRonaldinho
Postimi i mëparshëm

Kryeministri Kurti kërkon falje që nuk është hequr taksa 100% për lëndën e parë

Postimi tjetër

Haradinaj kujton Yll Morinën nga Gjakova, ushtarin e parë të UÇK-së

Të ngjajshme Postime

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi
Futboll

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane
Futboll

Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

16 October 2025
Atletico Madrid turpëron Realin me pesë gola, fitore historike pas 75 vitesh
Futboll

Atletico Madrid turpëron Realin me pesë gola, fitore historike pas 75 vitesh

28 September 2025
Përsëri lëndohet Rrahmani, do t’i mungojë Kosovës për ndeshjet e tetorit
Futboll

Përsëri lëndohet Rrahmani, do t’i mungojë Kosovës për ndeshjet e tetorit

28 September 2025
Leoni: Do të jap gjithçka nga vetja për t’u rikthyer të luaj në ‘Anfield’-in magjik
Futboll

Leoni: Do të jap gjithçka nga vetja për t’u rikthyer të luaj në ‘Anfield’-in magjik

25 September 2025
Huliganët e “Zvezdës” me koreografi skandaloze për terroristin e Banjskës
Futboll

Huliganët e “Zvezdës” me koreografi skandaloze për terroristin e Banjskës

24 September 2025
Postimi tjetër
Nga OVL e UÇK-së, sa veteran të rrejshëm u larguan nga lista?

Haradinaj kujton Yll Morinën nga Gjakova, ushtarin e parë të UÇK-së

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu