Rita Ora ka kohë që nuk kishte publikuar një projekt muzikor. Ajo ishte e angazhuar në veprimtari të tjera por gjithmonë duke iu kthyer muzikës dhe pak muaj më parë na lajmroi që do të kemi diçka të re nga tregu muzikor i saj, shkruan InLajmi.
Ajo sot bëri rikthimin e saj në skenën muzikore me këngën ‘How to be lonley’, këngën e ka publikuar vetëm si audio por që besohet se do të vijë edhe me videoklip.
Rita me postime e saj në rrjetin social instagram ka publikuar pjesë të shkëputura nga kënga dhe të plotë tani mund ta gjeni edhe në YouTube.
Kënga është ritmike dhe siç duket do të jetë një hit i radhes nga këngëtarja shqiptare. /InLajmi/