Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në konferencë për media ka thënë se nga gjendja e jashtëzakonshme ndalohen hyrje-daljet në komunat e Klinës dhe Vitisë, shkruan InLajmi.
Mbyllja e hyrje-daljeve bëhet për të evituar raste të tjera të mudshme nga Koronavirusi.
Përveç kësaj u mor vendim që nga 16 marsi të pezullohen të gjitha linjat ajrore dhe tokësore.
“Nga 16 marsi pezullohen të gjitha linjat ajrore, përveç atyre ushtarake dhe atyre me ndihmë”, tha kryeministri Kurti.
Gjithashtu në mbledhjen e Qeverisë, është marrë vendim që të mbyllen të gjitha kafeteritë, tregjet e kafshëve dhe automjeteve.
“Punëtorët në shumicë duhet të punojnë nga shtëpia. Ndalet transporti “urban” dhe ndër-urban
Gjithashtu, në prononcim për media u tha se mbyllen edhe Qendrat Tregtare dhe të pezullohet aktivitetet sportive dhe kulturore. Por në vendimin për qendrat tregtare nuk përfshihen farmacitë dhe marketet ushqimore.
Ndryshe, është vendosur që edhe ato qytetet nga kanë rezultuar pozitiv personat e prekur me koronavirus, të mbyllen në karantinë. /InLajmi/