Zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme i Kinës, ka bërë një deklaratë shokuese gjatë të enjtes. Ai tha se ushtria amerikane mund ta ketë sjellë coronavirusin në qytetin kinez Wuhan, që po cilësohet si epiqendra e epidemisë.
Zyrtarët kinezë këto komente i kanë bërë si kundërpërgjigje ndaj zyrtarëve amerikanë, që kanë thënë se autoritetet kineze kanë vepruar shumë ngadalë për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për mos transparence.
https://twitter.com/zlj517/status/1238111898828066823?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1238111898828066823&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzedhenesi-ministrise-se-puneve-te-jashtme-kines-akuzon-rende-shba-te-ushtria-amerikane-mund-ta-kete-sjelle-coronavirusin-ne-kine%2F
Të enjten Këshilltari amerikan për Siguri Nacionale, Robert O’Brien, ka thënë se shpejtësia me të cilën Kina ka reaguar për të parandaluar coronavirust sipas të gjitha gjasave i ka kushtuar botës, kur sipas tij kanë mundur të bëhen përgatitjet më herët.
Me një gjuhë të ashpër të shkuar në gjuhën angleze në llogarinë e verifikuar në Twitter, zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme i Kinës, Zhao Lijian, ka shkruar se janë Shtetet e Bashkuara që u mungon transparenca.

“Ku filloi pacienti zero në SHBA? Sa njerëz janë infektuar? Cilat janë emrat e spitaleve? Ndoshta ushtria amerikane është ajo që solli epideminë në Wuhan. Ju lutem jini transparent. I bëni publike të dhënat e juaja. SHBA-të na e kanë borxh një shpjegim”, ka shkruar Zhao.