Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi dy raste me koronavirus u konfirmuan në Kosovë.
Postimi i plotë:
“Sot, pas lajmit që janë identifikuar 2 raste pozitive me Coronavirus është më se e domosdoshme që të gjithë të kemi kujdes dhe të ndërmarrim masa për parandalim. Në këto raste të mobilizimit heronjtë e vërtetë janë punonjësit mjekësorë, policët e zjarrfikësit. Është e pakuptimtë që Ligji i Pagave që u jep dinjitet mjekëve e punonjësve tjerë mjekësorë ende nuk implementohet. Është gjithashtu e padrejtë loja e cila bëhet me ligjin e pagave duke i shkelur mjekët, teknikët, policët e zjarrfikësit që sot sakrifikojnë jetët e tyre për të na mbajtur të sigurt”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook. /InLajmi/