Lideri i Nismës, Fatmir Limaj pas takimit të përbashkët të subjekteve politike, të ftuara nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se është një situatë alarmante, po ndodh një përplasje institucionale më tepër për protagonizëm.
Limaj më tutje shtoj se partia e tij nuk mori pjesë për shkak të përplasjeve institucionale që po ndodhin në vend.
“Ajo që unë e shfrytëzova rastin në takim me u thënë, çka po shoh sot, është ajo që ka ndodhë para dy vitesh por tash është kthyer në një situatë edhe më alaramte. Një përplasje institucionale më tepër për protagonizëm. Fatkeqësisht më tepër ka përplasje të euforive të tyre sesa në argument ose përmbajtja të shqetësimit për interesin e vendit. Ne si Nismë u thamë se nuk duam të marrim pjesë në një përplasje të tillë”, ka thwnw Limaj. /InLajmi/
Prononcimi im për medie pas takimit të ftuar nga kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj!
Prononcimi im për medie pas takimit të ftuar nga kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj!
Posted by Fatmir Limaj on Thursday, March 12, 2020