Kompania “Trainkos” ka njoftuar se ka ndërprerë linjën e transportit për udhëtarë në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë nga data 13 mars deri më 27 mars 2020, për shkak të koronavirusit.
“Menaxhmenti i Hekurudhave të Kosovës Trainkos SH.A pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të mbajtur sot ka vendosur që ta ndërpres Linjën ndërkombëtare në transportin e udhëtarëve në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë i cili niset nga Prishina në orën 07:10 dhe nga Shkupi në orën 16:10 duke filluar nga data 13.03.2020 deri me datën 27.03.2020”, njofton Trainkos.
Njoftimi i plotë:
Te nderuar,
Ju njoftoim se pas vendimit te qeveris se Rep. se Kosoves per masat parandaluese per pandemin Coronavirus Covid-19
eshte nderprere aktiviteti i shperndarjes se kartelave per udhetare/student deri me datën 27.03.2020
Per cdo ndryshim eventual do te ju njoftojme me kohe.
Ju faleminderit per mirekuptim. /InLajmi/