Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancave të fundit po tregohen më atraktivë duke treguar barcoleta e shpesh duke recituar edhe poezi.
Sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, për marrëdhëniet e tensionuara me ShBA-në, deputeti i VV-së Hekuran Murati gjatë fjalimit të tij gjeti kohë për një barcoletë, shkruan InLajmi.
“Po e vazhdoj me në mesele. Ish kanë njani tha vozitke kerr të shtrejt dhe po e pyet njanin. Edhe po ia ban cka është puna e jote kah ti ketë kerr kaq i suksesshëm. A tha jam biznismen. A shumë mirë tha. Po e pyet cfarë biznesi ban. Tha shes tokë. A mirë, dmth najsen me palujtshmërinë, ndërmjetësues, agjend. Jo, jo tha e shes tokën që ma ka lanë baba. Është shumë lehtë me kanë biznismen i suksesshëm duke shit tokë”, tha ai .
Këtë barsoletë Murati e tha duke iu referuar presidentit Hashim Thaçi, për të cilin tha se ka një marrëveshje të fshehur me Malin e Zi për çështjen e demarkacionit.
“Fatkeqësisht e kemi një president i cili po pretendon se është politikan i suksesshëm edhe e ka nis këtë farë rruge. Së pari e filloi me Malin e Zi, për procesin e demarkacionit, për të cilën unë njësoj besoj se ka një marrëveshje sekrete për këtë temë, i cili pastaj na u servua në këtë kuvend dhe ne u dashtë me votua”./InLajmi/