Shqetësimi për koronavirus në Kosovë po vazhdon. Edhe Kryetari i AKR-së Pacolli bëri thirrje se duhet merren masa urgjente dhe thekson se çmimet për ilaqet mbrojtëse nuk duhet të rriten, transmeton InLajmi.
Ai ka disa kërkesa ndaj qeverisë dhe qytetarëve të vendit sepse sipas postimit të tij në rrjetin social facebeook arritja e virusit në Kosovë është çështje orësh.
Postimi i plotë Kosova deri në këtë moment është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk është prekur nga Coronavirus. Kjo mund të ndryshojë në ditët ardhshëm nëse jo orët, sepse ne nuk jemi ishull i izoluar nga bota. Madhësia e vendit, sistemi shëndetësor dhe zakonet tona sociale dhe kulturore e bëjnë Kosovën një vend shumë të rrezikshëm për Coronavirus.
Unë i bëj thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për të siguruar gatishmërinë e sistemit tonë për t’iu përgjigjur sfidës që na vjen. Shkollat duhet të mbyllen për disa ditë në mënyrë që fëmijët të mbrohen dhe ngjarjet ku ka masa të anulohën. Kosova gjithashtu duhet të sigurojë rezerva të ushqimit dhe materialeve të kujdesit shëndetësor në mënyrë që të mund t’i përgjigjet pa presion kërkesave. Më e rëndësishmja që çmimet nuk duhet të ngritën për të dëmtuar xhepat e qytetarëve tanë. Ora është duke shënuar dhe duhet të shohim një reagim më serioz nga autoritetet tani. /InLajmi/