Sipas një njoftimi në Facebook nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti janë marrë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në bazë të rekomandimeve të përgjithshme të IKSHP, janë marrë të gjitha masat parandaluese specifike rreth virusit COVID19.
Komuna njofton për të gjitha masat e marra ndaj sëmundjes vdekje prurëse, koronavirusit:
- Gjatë vikendit do të dezinfektohen më detajisht hapësirat e ndërtesave të Komunës së Prishtinës ku ka sportele dhe shumë punë me palë.
- Që nga nesër të gjithë punëtorët e sporteleve të Komunës së Prishtinës do të pajisen me maska, dorëza dhe dezinfektues.
- Që nga nesër shkollat dhe çerdhet furnizohen me material higjienik shtesë sipas nevojës deri në një vendim të radhës për çerdhet dhe shkollat.
- Komuna e Prishtinës pezullon lejet për tubimet dhe evenimentet publike (promovime, tubime ne sheshe) ku pritet pjesëmarrja e më shumë se 50 personave. Këtu përfshihen aktivitetet qe kërkojnë leje nga Komuna për te zhvilluar aktivitetin.
- Po ashtu njoftoheni se pezullohen takimet me palë në drejtoritë e urbanizmit dhe investimeve kapitale që nuk janë me urgjencë.
Komuna vazhdon me ofrimin e të gjitha shërbimeve.
P.S. pa panikë, vetëm kujdes e parandalim. /InLajmi/