Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot edhe dy këshilltarë politik.
Zulfaj mban titullin Master i Shkencave në Çështje Evropiane, me theks në politikën e jashtme dhe të sigurisë nga Universiteti i Lund-it në Suedi. Është përfitues i bursës nga Instituti Suedez (SI) dhe anëtar i rrjetit global për liderët e ardhshëm.
Ka qenë vullnetar, aktivist dhe anëtar i shoqërisë civile dhe ka punuar në projekte të shumta në përmirësimin e politikave publike në integrimet evropiane, në prokurimin publik dhe politikat kundër korrupsion.
Gjithashtu ka emëruar edhe Agon Hamza, këshilltar politik të tij.
Me këtë rast, Kryeministri Albin Kurti, Hamza i ka uruar punë të mbarë në detyrën e re.
Agon Hamza ka përfunduar studimet e doktoratës në Filozofi, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Lubjanë, Slloveni. Është autor i disa librave dhe eseve e artikujve filozofik dhe mendimit politik./InLajmi/