Të gjitha çerdhet, shkollat fillore e të mesme dhe universitetet në Maqedoninë e Veriut janë mbyllur për 14 ditë.
Vendimi i qeverisë erdhi pas rekomandimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse me qëllim që të pengohet përhapja e koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe bëri thirrje që masat dhe apelet t’i respektojnë të gjithë qytetarët dhe institucionet, raporton Alsat.
Nxënësit dhe qytetarët të tjerë të qëndrojnë në shtëpi dhe këtë masë të mos e keqpërdorin për shëtitje sidomos në ambiente të mbyllura