Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar mbledhje të Qeverisë, ku do të hiqej taksa.
Më tej Hoti tha se “Miqësia e përhershme me SHBA nuk cenohet. Ne e garantojmë këtë miqësi.
Nuk është interes i qytetareve të Kosovës të prishet kjo miqësi, që solli paqen në Ballkan dhe lirinë e pavarësinë për shqiptarët.
Nëse dëmtohet miqësia me SHBA, atëherë dëmtohet shtetësia e Kosovës, të cilën gjë nuk lejojmë të ndodhë”.
“Qeveria duhet te mblidhet per te hequr taksen. Nuk mund te mbesim peng te nje vendimi qe ka qene i domosdoshem, por tash po e demton Kosoven.
Miqesia e perhershme me SHBA nuk cenohet. Ne e garantojme kete miqesi.
Nuk eshte interes i qytetareve te Kosoves te prishet kjo miqesi, qe solli paqen ne Ballkan dhe lirine e pavaresine per shqiptaret.
Nese demtohet miqesia me ShBA, atehere demtohet shtetesia e Kosoves, te cilen gje nuk lejojme te ndodhe. Prandaj, me perpara prishet Qeveria, se miqesia me SHBA”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook. /InLajmi/