Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se duke marrë parasysh përhapjen e koronavirusit edhe në rajon dhe zhvillimet në vendet e prekura, Kosova ka mundësinë që masat parandaluese t’i ndërmerr tani.
Ahmeti ka thënë se ndalimi i tubimeve publike e deri te pushimet në shkolla duhet të konsiderohen shpejtë.
“Pa panik, vetëm hapësirë më e madhe për parandalim”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë i tij:
Edhe njëherë – marr parasysh përhapjen e virusit rreth nesh dhe zhvillimet në vendet e prekura, ne kemi mundësinë që këto masa ti marrim tani. Ndalimi i tubimeve publike e deri te pushimet në shkolla duhet të konsiderohen shpejtë. Pa panikë, vetëm hapësirë më e madhe për parandalim./InLajmi/