Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në tëitter ka reaguar duke thënë që ka tentime nga disa njerëz për ta prishur procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare të paqes në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Pra, më lejoni ta them përsëri, me zë të lartë dhe të qartë: Ne po flasim për përfundimin e një konflikti të vjetër shekullor, duke u përqëndruar në zhvillimin ekonomik. Jetë më të mirë për qytetarët tanë, dhe njohje të ndërsjellë. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Përsëri, roli i SHBA është i domosdoshëm” ka shkruar Thaçi.
Po ashtu ai në këtë shkrim ka thënë që Grenell është duke bërë një punë të shkëlqyeshme më mbështetjen e plotë nga Palmeri.
Thaçi e falënderoi Grenellin po ashtu edhe Donald Trumpin për punën e tyre që të sjellin paqe në botë.