Të gjithë e kujtojmë me nostalgji kohën e fëmijërisë. Kujtojmë sidomos mëngjeset e të dielave, kur shtëpia mbushej me aromën e petullave që piqte nëna në kuzhinë. Kjo recetë do t’ua kujtojmë ato kohëra….
2 vezë
2 lugë gjelle sheqer
1 lugë reçeli kripë
10 gram tharm buke
5 gram pluhur pjekurinash
150 ml qumësht
150 ml kos
1 filxhan kafeje turke vaj
1 filxhan kafeje turke lëng djathi/shëllirë
Tharmie bukës e vë të fermentohet me qumësht e sheqer. Pastaj nis e bën brumin me të gjithë përbërësit. E lë të pushojë në një vend të ngrohtë, derisa të dyfishohet masa.
Pastaj brumin e tëhollon direkt (pa e ngjeshur) në një petë të madhe me trashësi rreth 1 cm. E ndan në format që do dhe i lë të pushojnë edhe nja 10-15 min të mbuluara.
Piqen në vaj të nxehtë, në temperaturë mesatare duke i rrotulluar herë pas herë që të mos digjen. Mund t’i zbukurosh me sheqer pluhur. Mmm plotë shije!