Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj një deklarate të fundit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Përmes një konference për shtyp, Haradinaj ka propozuar që të mbahet një Konferencë për Kosovën në Prishtinë, ku do të merrnin pjesë prijësit e partive politike dhe përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së.
E lidhur me këtë, Hoti ka thënë se Kosova ka institucione legjitime të dala nga zgjedhjet demokratike të 6 tetorit, të cilat sipas tij, bartin përgjegjësitë kushtetuese, përfshirë edhe dialogun me vendin fqinj Serbinë.