Flota ushtarake amerikane po zhvillon në heshtje nëndetëse robotike të armatosur, të kontrolluar nëpërmjet inteligjencës artificiale.
Anijet mund të sulmojnë nëndetëset kundërshtare pa prezencën e ndonjë marinari.
Zyra e Kërkimeve Detare është duke realizuar projektin, i njohur si CLAWS, të cilin e përshkruan në dokumentet e buxhetit si një sistem autonom armësh nënujor për përdorim klandestin.
CLAWS “do të rrisë zonat e misionit në efekte kinetike”, thonë dokumentet – duke folur ushtarakisht për shkatërrimin e gjërave, transmeton lajmi.net.
Në veçanti, CLAWS do të pajisë nëndetëse me sensorë dhe algoritme për të kryer misione komplekse më vete, siç janë shmangia e anti-nëndetëseve.