• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 22 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Flasin nga Britania: Nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi, Thaçi nuk mund të zbatojë asgjë

J G nga J G
7 March 2020
në Kosovë, KRYESORE, Politikë
0 0
0
Flasin nga Britania: Nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi, Thaçi nuk mund të zbatojë asgjë
7
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari britanik dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Tim Judah, tha se “isha shumë i lumtur që emisari i presidentit amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se ishte i gabuar pretendimi im se SHBA do të dëshironte të shkohet shpejt drejt një marrëveshje të madhe [Kosovë-Serbi]”. Ai thotë se Thaçi dhe Vuçiq po i fshehin të gjitha detajet e bisedave të ndërsjella nga publiku, për shkak se nuk kanë marrëveshje. “Për Thaçin, problemi është se ai nuk mund të zbatojë asgjë… Albin Kurti tani është kompetent”.

Gazetari britanik dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Tim Judah gjatë javës, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se Richard Grenell dhe njerëzit e presidentit Donald Trump dëshirojnë të lëvizin shpejt në një marrëveshje të madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por, ndaj kësaj deklarate ka reaguar emisari i presidentit Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke thënë se Judah po i shpik gjërat.

Judah, në një deklaratë për gazetën serbe Danas, ka thënë sot se ajo që ka thënë ka qenë e vërtetë.

“Grenell nuk do të kishte marrë mundin të më gjykojë në stilin e Trumpit nëse nuk do të kisha pasur të drejtë! Sikur ajo që thashë nuk do të ishte e vërtetë, ai kurrë nuk do të reagonte. Amerikanët janë të zemëruar që kjo informatë u publikua dhe, dyshoj, për shkak se nuk do të mund të arrihet marrëveshja”, tha Judah, përcjell Telegrafi.

Të përkujtojmë se pas takimit të fundit midis presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, të mbajtur në prani të ambasadorit Grenell, Judah shkroi në Twitter se Vuçiq dhe Thaçi biseduan në Washington për shkëmbimin e territoreve pa detyrimin e Serbisë për ta njohur Kosovën, por që Serbia më nuk do të pengonte anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

I pyetur të komentojë deklaratat e presidentit serb Vuçiq, i cili pasi u kthye nga SHBA tha se “ka shumë lajme të rreme, se është bërë një plan për të zgjidhur çështjen e Kosovës”, Judah tha se nuk është çështje e ‘lajmeve të rreme’ kur bëhet fjalë për analistë dhe gazetarë serioz.

“Tregimi për lajme të rreme është vetëm një mënyrë për të provuar që ata të njollosen dhe heshten, sidomos kur ata janë gjurmë të ndonjë gjëje. Gazetarët e vërtetë nuk kanë asnjë motiv të përhapin lajme të rreme, përndryshe nuk do të ishin gazetarë të vërtetë. Kur Vuçiq tha që unë jam i lumtur vetëm kur diçka e keqe u ndodhë serbëve, ai gaboi rëndë. Artikulli i fundit që e kam shkruar për ‘The Economist’ ka të bëjë me sektorin e shkëlqyer të teknologjisë në Serbi, i cili po ‘lulëzon’ (dhe për potencialin që të lulëzojë prodhimi i litiumit) dhe se sa janë të mrekullueshëm serbët. Jam i sigurt se zonja Brnabiq ia ka treguar atë artikull! I uroj të gjithëve në Ballkanin Perëndimor çdo të mirë dhe kur shoh një rast për të shkruar për ta, këtë e bëj”, tha Judah.

Ai thotë se Thaçi dhe Vuçiq me këmbëngulësi po i fshehin të gjitha detajet e bisedave të ndërsjella nga publiku, për shkak se nuk kanë marrëveshje.

“Nuk ka marrëveshje për çështje të caktuara, përfshirë Bashkësinë e Komunave Serbe. Për Thaçin, problemi është se ai nuk mund të zbatojë asgjë. Amerikanët vazhdojnë të pretendojnë se ai [Thaçi] ende është kompetent, por ai nuk është ashtu. Albin Kurti tani është kompetent. Për Vuçiqin, shumë nga ato që thuhen mund të përdoren kundër tij në zgjedhje, kështu që do të ishte më mirë nëse ai shmanget [nga publiku]. Për shembull, pjesa kryesore e diskutimit është njohja – dhe ideja që ata po e konsiderojnë se ekziston, është se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por ajo as nuk do ta pengojë në rrugën e saj për t’u bërë anëtare e OKB, që në njëfarë mënyrë është një lloj njohjeje. Nëse Serbia nuk do ta kundërshtonte këtë anëtarësim, atëherë ekziston një teori që Rusia më nuk do të ishte ‘ma serbe se Serbia’. Por, kuptojeni pse ai (Vuçiq) nuk dëshiron që kjo të përdoret kundër tij”, tha analisti britanik, shkruan Telegrafi.

Judah tha se nuk ka ndonjë informatë nëse qershori është afati i fundit për marrëveshjen Kosovë-Serbi, siç pretendohet nga disa media të Kosovës

Tags: Albin KurtiDialoguHashim ThaçiKosovaSerbiaTim Judah
Postimi i mëparshëm

Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë

Postimi tjetër

Abdixhiku thyen heshtjen, jep lajmin e madh për 50 milionëshin e tenderit

Të ngjajshme Postime

Haradinaj: Zgjedhjet lokale shumë të suksesshme për AAK-në, por s’festuam me daulle
KRYESORE

Haradinaj: Zgjedhjet lokale shumë të suksesshme për AAK-në, por s’festuam me daulle

20 November 2025
Zgjedhjet e reja/ Lekaj: Qytetarët janë lodhur nga krizat e panevojshme – kjo qeverisje ka humbur besimin
KRYESORE

Zgjedhjet e reja/ Lekaj: Qytetarët janë lodhur nga krizat e panevojshme – kjo qeverisje ka humbur besimin

20 November 2025
Osmani nderon tre fëmijët që gjetën dhe dorëzuan një portofol me para
Kosovë

Osmani nderon tre fëmijët që gjetën dhe dorëzuan një portofol me para

20 November 2025
Nikaj i PDK’së: Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë shansi për t’i kthyer vendit stabilitetin
Politikë

Nikaj i PDK’së: Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë shansi për t’i kthyer vendit stabilitetin

20 November 2025
Abdixhiku thirrje qytetarëve në Kosovë dhe mërgatë pas shpalljes së zgjedhjeve: Ndryshimi është në dorën tuaj
KRYESORE

Abdixhiku thirrje qytetarëve në Kosovë dhe mërgatë pas shpalljes së zgjedhjeve: Ndryshimi është në dorën tuaj

20 November 2025
Gucati – Haxhiut: Turp për gjuhën, në PDK ka deputetë që kanë lënë gjymtyrët për liri
Kosovë

Gucati – Haxhiut: Turp për gjuhën, në PDK ka deputetë që kanë lënë gjymtyrët për liri

20 November 2025
Postimi tjetër
Abdixhiku thyen heshtjen, jep lajmin e madh për 50 milionëshin e tenderit

Abdixhiku thyen heshtjen, jep lajmin e madh për 50 milionëshin e tenderit

Lajmet e fundit

Haradinaj: Zgjedhjet lokale shumë të suksesshme për AAK-në, por s’festuam me daulle

Haradinaj: Zgjedhjet lokale shumë të suksesshme për AAK-në, por s’festuam me daulle

20 November 2025
Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16-vjeç

Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16-vjeç

20 November 2025
Kievi ndërton mini-centrale të fortifikuara për të siguruar energjinë elektrike

Kievi ndërton mini-centrale të fortifikuara për të siguruar energjinë elektrike

20 November 2025
Jose Mourinho: Nëse nuk redukton gabimet, më mirë të hiqet VAR-i

Jose Mourinho: Nëse nuk redukton gabimet, më mirë të hiqet VAR-i

20 November 2025
Zgjedhjet e reja/ Lekaj: Qytetarët janë lodhur nga krizat e panevojshme – kjo qeverisje ka humbur besimin

Zgjedhjet e reja/ Lekaj: Qytetarët janë lodhur nga krizat e panevojshme – kjo qeverisje ka humbur besimin

20 November 2025
Osmani nderon tre fëmijët që gjetën dhe dorëzuan një portofol me para

Osmani nderon tre fëmijët që gjetën dhe dorëzuan një portofol me para

20 November 2025
Nikaj i PDK’së: Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë shansi për t’i kthyer vendit stabilitetin

Nikaj i PDK’së: Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë shansi për t’i kthyer vendit stabilitetin

20 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu