Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të rëndë që ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Shkabaj.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar disa persona nga tri automjete të përfshira të cilët janë dërguar menjëherë në QKUK, transmeton Gazeta Express.
“Më 07.03.2020 rreth orës 09:20 në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Shkabaj, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, Në aksident janë të përfshira tri automjete. Të lënduarit janë dërguar në QKUK-ë. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut dhe të SP Obiliq”, ka thënë Bajram Krasniqi