Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e rradhës.
Ky takim i kabinetit qeveritar mbahet në orën 14:00.
Në mbledhjen e javës së shkuar, ekzekutivi shkarkoi bordin e “Infrakosit” dhe atë të ndërmarrjes “Trepça’.
Shkarkimi i bordit të “Trepçës” ndodhi pas kërkesës së ministrisë së zhvillimit ekonomik dhe pikërisht për shkak të konkursit të dyshimtë.
Këto vendime të qeverisë po konsiderohen të arsyeshme, në një organizatë që mbikëqyr bordet e ndërmarrjeve publike.