Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik dhe në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat në pjesën e dytë të ditës së premte do të shoqërohen me shi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.