Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për periudhën e tremujorit të fundit të vitit 2019, ku thuhet se numri i vizitorëve e ishte 67.493 preson, prej tyre shumica të jashtëm.
Sipas ASK-së, në tremujorin e katërt të vitit 2019, pjesë e anketës ishin 216 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.
“Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, të Pejës, e kështu me radhë. Në TM4 2019, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 67 493, prej tyre 38.83% ishin vendorë dhe 61.17% ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 114 209, prej tyre 35.01% nga vendorët dhe 64.99% nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 30 834 vizitorë dhe 54 568 net-qëndrimi. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqi, etj”, thuhet në komunikatë.