Përmes një njoftimi MASHT ka thëne se me datë 5, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.
“Bazuar në programin e Qeverisë së Kosovës për shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, MAShTI kërkon nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës që, nesër (e enjte), 5 mars 2020, ora e parë e mësimit t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.
04 Mars 2020”, thuhet në një njoftim nga MASHTI. /InLajmi/