Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim kryetarin e Skenderajt Bekim Jashari.
Abdixhiku tha se ne këtë takim u diskutua për nevojën e dinamikës së re në regjionin e Drenicës,
“Në prag të Epopesë së UÇK-së, prita në vizitë mikun tim Bekim Jasharin, kryetarin e Skenderajt. Folëm për nevojën e dinamikës së re në regjionin e Drenicës; për punët që do të marrin ritëm të ri shpejtë”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook. /InLjami/