• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 3 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Kryeministri Kurti numëron vendimet e qeverisë së tij në njëmuajshin e qeverisjes

J G nga J G
4 March 2020
në Kosovë, KRYESORE, Politikë
0 0
0
Kryeministri Kurti numëron vendimet e qeverisë së tij në njëmuajshin e qeverisjes
13
SHPERNDARJE
34
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i ka radhitur vendimet e qeverisë së tij, në njëmuajshin e qeverisjes.

“Qeveria jonë mori shumë vendime të mira e të rëndësishme. Ja disa prej tyre: U përgjysmuan pagat e kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave dhe stafit të tyre, por jo edhe pagat në sistemin e drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Ai ka përmendur edhe shkarkimet, si dhe ndarjet e mjeteve financiare për nisma dhe projekte të ndryshme.

Lexojeni statusin e plotë të Albin Kurtit:

Sot u bë një muaj prej se zyrtarisht mora detyrën si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Qeveria jonë mori shumë vendime të mira e të rëndësishme. Ja disa prej tyre:

– U përgjysmuan pagat e kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave dhe stafit të tyre, por jo edhe pagat në sistemin e drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese.-+

– U shkarkuan shtatë koordinatorë nacionalë.

– U emërua Komiteti për Partneritet Publiko-Privat, në përbërje të të cilit janë pesë ministra.

– U aprovua Nisma e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për negocimin e “Marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital” në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Finlandës, dhe gjithashtu me Mbretërinë e Holandës.

– U ndanë mjete financiare në shumë prej 29,809.10 euro për projektin e GIZ-it, fonde që janë dhënë prej tij për mbështetjen e refugjatëve nga Republika e Shqipërisë gjatë qëndrimit në parkun inovativ të Biznesit në Prizren, me rastin e tërmetit.

– U aprovua mbështetja financiare për shmangien e dëmeve nga fatkeqësia natyrore e stuhisë së fuqishme në komunën e Pejës dhe Istogut. Sipas raportit të komisionit, dëmet arrijnë shumën prej 433 mijë euro.

– U aprovua Rregullorja për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive.

– U shkarkua Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës” Sh.A.

– Sekretarët e përgjithshëm nga ministritë e prekura, nga riorganizimi që zvogëloi numrin e ministrive, kaluan në listën tepricë sipas legjislacionit në fuqi për shërbimin civil.

– U shfuqizua vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për pagat e ish-ministrave e ish-zëvendësministrave pasi ata përfundojnë mandatin.

– U aprovua në parim Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës dhe u aprovua në parim Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

– U aprovua kërkesa e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 200 mijë euro si mbështetje financiare për Republikën e Shqipërisë, me qëllimin e ndihmës në riparimin e dëmeve nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.

– U aprovua propozimi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje në programin e BE-së “Customs 2020” dhe në programin tjetër të BE-së “Fiscalis 2020”.

– U shkarkua Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A.

– U shfuqizua Vendimi i Qeverisë i datës 11.09.2018, për aprovimin e koncept-dokumentit për ndryshimin e politikave fiskale dhe bujqësore për prodhimin e duhanit dhe cigareve në Kosovë.

– U ndanë mjete financiare në shumë prej 400 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për parandalimin e situatave të mundshme emergjente për shkak të epidemisë.

– U aprovua propozimi i Ministrisë së Drejtësisë për themelimin e Grupit të Ekspertëve të pavarur që do të dizajnojë parimet udhëheqëse, skenarët dhe elementet e reformës së Vettingut në sistemin e drejtësisë, dhe që përbëhet nga 10 profesionistë kryesisht nga lëmia përkatëse, nën kryesimin e Qerim Qerimit, anëtar i Komisionit të Venedikut dhe profesor universitar, Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës.

– U shkarkuan drejtorët e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” Sh.A.

Qeveria jonë, përkatësisht ministrat, e saj po bëjnë punë të palodhur dhe të madhe. Disa prej vendimeve që kanë marrë ata janë:

– Shfuqizimi i vendimeve të emërimeve të 14 konsujve nëpër botë.

– Anulimi i tenderit 110 milionësh i autostradës Prishtinë-Gjilan i shpallur pa miratim buxhetor.

– Anulimi i ndërtimit të lagjes pranë liqenit të Badovcit.

– Ministria e Integrimit Evropian do të kursejë 330 mijë euro çdo vit pasi që është zhvendosur në objektin e Qeverisë së Kosovës dhe kështu nuk do të paguaj qira dhe shpenzime komunale.

– U nënshkrua marrëveshja me Bankën Botërore për të mbështetur Kosovën me një grant prej 2,785,000 dollarë, i cili u dedikohet komunave për zhvillimin e aftësive të rinisë.

– U anuluan tri vendime të ish ministres së Integrimit Evropian, duke kursyer kështu rreth 400 mijë euro.

Vazhdojmë…

/InLajmi/

 

Tags: Albin KurtiqeveriaShkarkimeVendime
Postimi i mëparshëm

Zëdhënësi i presidencës-Nagavcit: Qeveria e zbaton politikën e jashtme, por nuk e udhëheq atë

Postimi tjetër

Kosova nuk ka asnjë rast me koronavirus, sipas IKSHP-së

Të ngjajshme Postime

Lushtaku i reagon Kurtit: Flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal
Politikë

Lushtaku i reagon Kurtit: Flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal

3 July 2025
OVL-UÇK: Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, frikë nga drejtësia e sulm ndaj vlerave të luftës
Kosovë

OVL-UÇK: Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, frikë nga drejtësia e sulm ndaj vlerave të luftës

3 July 2025
Peci: Ka paqartësi kushtetuese, presidentja mund t’i drejtohet Kushtetueses për afatin 30-ditor
KRYESORE

Peci: Ka paqartësi kushtetuese, presidentja mund t’i drejtohet Kushtetueses për afatin 30-ditor

3 July 2025
Diskutimet për zhbllokim: Presidentja Osmani takohet edhe me deputetin Fikrim Damka
KRYESORE

Diskutimet për zhbllokim: Presidentja Osmani takohet edhe me deputetin Fikrim Damka

3 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe shumë i nxehtë

3 July 2025
Gruda: Janë në burg për Kosovën, Kurti s’duhet të bëjë ”hajgare” me Thaçin e Veselin
KRYESORE

Gruda: Janë në burg për Kosovën, Kurti s’duhet të bëjë ”hajgare” me Thaçin e Veselin

3 July 2025
Postimi tjetër
SHBA-ja e akuzon Rusinë për fushatë dezinformuese për koronavirusin

Kosova nuk ka asnjë rast me koronavirus, sipas IKSHP-së

Lajmet e fundit

Babai i 3 fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm për Liverpoolin dhe Portugalinë! Kush ishte Diogo Jota?!

Babai i 3 fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm për Liverpoolin dhe Portugalinë! Kush ishte Diogo Jota?!

3 July 2025
Video/ “Një ditë që nuk do e harrojmë kurrë”! Postimi i fundit i Diogo Jotës nga dasma me partneren e tij, pak orë para aksidentit tragjik

Video/ “Një ditë që nuk do e harrojmë kurrë”! Postimi i fundit i Diogo Jotës nga dasma me partneren e tij, pak orë para aksidentit tragjik

3 July 2025
Lushtaku i reagon Kurtit: Flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal

Lushtaku i reagon Kurtit: Flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal

3 July 2025
OVL-UÇK: Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, frikë nga drejtësia e sulm ndaj vlerave të luftës

OVL-UÇK: Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, frikë nga drejtësia e sulm ndaj vlerave të luftës

3 July 2025
Ylli i Liverpoolit, Diogo Jota vdes pas një aksidenti në trafik

Ylli i Liverpoolit, Diogo Jota vdes pas një aksidenti në trafik

3 July 2025
Peci: Ka paqartësi kushtetuese, presidentja mund t’i drejtohet Kushtetueses për afatin 30-ditor

Peci: Ka paqartësi kushtetuese, presidentja mund t’i drejtohet Kushtetueses për afatin 30-ditor

3 July 2025
Diskutimet për zhbllokim: Presidentja Osmani takohet edhe me deputetin Fikrim Damka

Diskutimet për zhbllokim: Presidentja Osmani takohet edhe me deputetin Fikrim Damka

3 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu