Avdullah Hoti ka shkruar një postim në rrjetin social facebook, duke theksuar rolin e BE-së dhe SHBA-ve , shkruan InLajmi
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka porositur shefin e tij, Albin Kurti, se nuk do të lejojnë getoizimin e Kosovës, për shkak të kauzave, siç ka thënë ai, pseudopolitike, siç është tarifa
“Angazhimi i Serbisë për defaktorizimin e subjektivitetit të Kosovës është sistematik, që tregon se ajo është kundër marrëveshjes për normalizim. Kjo nuk është gjë e re.
I ri është konteksti politik në Kosovës, ku institucione e reja që kanë legjitimitet të plotë qytetarë tani marrin përsipër agjendën e dialogut dhe politikës së jashtme.
Është e qartë se kjo agjendë e qeverisë së re mund të ketë sukses vetëm në koordinim SHBA dhe BE.
Paralizimi eventual i institucioneve të reja të Kosovës karshi këtyre temave për shkak të kauzave pseudopolitike, siç është tarifa, na shpie në getoizim.
Ne nuk do të lejojmë getoizimin e Kosovës, sepse kjo i lë hapësirë Serbisë të dëmtojë pozitën tonë ndërkombëtare” /InLajmi/