Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovësdhe anëtare e Kryesisë së LVV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se në seancën e së hënës, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, duke folur për fushatën e Serbisë kundër Kosovës ka deklaruar se kanë informata se Ivica Daçiq ka shkuar në Sierra Lione.
Nagavci ka bërë disa pyetje në rrjetin social facebook në drejtim të deputetit Hoxhajpasi ka lexuar lajmin se ministri i jashtëm serb, Daçiq konfirmon se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës, shkruan InLajmi.
Nga i mori lajmet Enver Hoxhaj, dhe se çfarë po bisedon presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me presidentin serb Aleksandër Vuçiq?!
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Ne seancën e djeshme plenare, z. Enver Hoxhaj duke folur për fushatën e Serbisë kundër Kosovës, deklaroi se kanë informata se Daçiq ka shkuar në Sierra Lione.
Sot lexuam lajmin se ministri i jashtëm serb, Daçiq konfirmon se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës.
Pyetja është nga i mori lajmet Enver Hoxhaj? Çfarë po bisedon Thaçi me Vuçiqin? Për kënd punojnë këta njerëz, për çfarë agazhohen vërtetë?